3.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

U lëndua në ndeshjen me Andorrën – Albion Rrahmani humb vitin, kaq kohë do të mungojë

Albion Rrahmani nuk do të jetë në gjendje që të luajë më për këtë vit. Ndeshja e tij e parë si titullar me Kombëtaren e Kosovës po del të jetë e fundit e tij për këtë vit.

Sulmuesi pësoi një lëndim të rëndë në ndeshjen ndaj Andorrës.

Sipas asaj që ka raportuar mediumi rumun, “GSP”, Rrahmani do të mungojë për së paku tre muaj.

23-vjeçari do t’i nënshtrohet operacionit të hënën.

Rrahmani pësoi frakturë të fibulës dhe këputje të ligamenteve në kyçin e këmbës së djathtë.

Padyshim se ky është një lajm i keq edhe për Rapidin e Bukureshtit, pasi ish-sulmuesi i Ballkanit po kalonte formë të lartën në elitën e futbollit në Rumani.

Pas gjashtë paraqitjeve, reprezentuesi i Kosovës shënoi gjashtë gola dhe shtoi dy asistime.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img