Site icon PrishtinaPress

U largua nga Milan për të fituar Ligën e Kampionëve – këto janë fjalët e Donnarumas pas eleminimit të PSG nga Bayern

Portieri i Paris Saint-Germain, Gianluigi Donnarumma ka komentuar eliminimin e tyre nga Liga e Kampionëve.

PSG mbrëmë pësoi humbje 2:0 ndaj Bayern Munich (3:0 në dy ndeshjet), duke u eliminuar kështu mjaft herët nga Liga e Kampionëve.

Pas eliminimit të kampionit francez, Donnarumma u shpreh i zhgënjyer.

“Jemi të zhgënjyer, jemi të zemëruar – është shumë zhgënjyese të largohesh nga Liga e Kampionëve”, tha ai për ‘Sky’.

Pavarësisht eliminimit portieri italian është krenar që luan në klubin parisien.

“Nuk kam asnjë keqardhje apo dyshim për zgjedhjen time për t’iu bashkuar Paris Saint-Germain. Asnjëherë nuk kishte dyshime. I lumtur për Milanin? Po, por jam shumë krenar që jam te PSG”, përfundoi ai.

Kujtojmë që PSG është eliminuar nga turneu i Ligës së Kampionëve në fazën e 16-të të fundit për herë të pestë në shtatë vjet.

Exit mobile version