3 C
Pristina
Wednesday, November 6, 2024

Buy now

spot_img

U lanë jashtë pagës minimale, veteranët kërkojnë takim urgjent me Vjosën

Javën e kaluar Kuvendi i Kosovës votoi Ligjin për Pagën Minimale.

Po jashtë këtij ligji janë lënë Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ata i kanë kërkuar presidentes së vendit, Vjosa Osmani një takim.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi nga Faton Klinaku nga OVL-ja

‘’Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, sot i kanë dërguar kërkesë për takim zyrtar Presidentes së Republikës së Kosovës Dr. Vjosa Osmani Sadriu, lidhur me çështjen e miratimit nga Kuvendi i Kosovës, të ligjit për pagën minimale, me anë të të cilit janë përjashtuar veteranët e luftës së UÇK-së’’ thuhet në postimin e Klinakut.

Lidhur me këtë lajmi.net ka kontaktuar presidencën për të pyetur rreth kësaj çështje.

Presidenca në një përgjigje për Lajmi.net paralajmëron analizimin e Ligjit për pagën minimale.

‘’Ligji është ende në Kuvendin e Kosovës dhe nuk ka ardhur në Presidencë. Kur të vjen, do të analizohet sikurse edhe ligjet e tjera’’, ka thënë për Lajmi.net Bekim Kupina-këshilltar për media.

Theksojmë se një numër i madh ligjesh janë rrëzuar në Kushtetuese deri tash, ndërkaq kanë qenë të pakta rastet kur ato i janë kthyer Kuvendit nga presidenti i shtetit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img