Skënder Hyseni është një nga zyrtarët e ‘vjetër’ të LDK-së që gjatë ditës së sotme nuk është zgjedhur në Kryesinë e re të LDK-së.
“Gazeta Blic” ka provuar gjatë ditës të kontaktojë me Hysenin për ta pyetur më gjerësisht rreth kësaj teme por i njëjti nuk ka qenë i qasshëm në thirrjen tonë.
Por gjatë darkës ka ardhur edhe reagimi i parë nga vetë Hyseni në rrjetin social Facebook.
Ai ka shpërndarë fotografi nga një gëzim familjar por pa komentuar asgjë mbi zgjedhjet e sotme në Kryesi.