2.9 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

U la i therur në tokë në Prizren, 26-vjeçari vdes në QKUK

A.Th., 26 vjeçar, ka vdekur sonte në repartin intenisiv në QKUK, aty ku po trajtohej nga mbrëmë për shkak të plagëve të rënda që mori nga therja me thikë. Një natë më parë, viktima u gjetë i shtrirë në tokë në lagjen Bazhdarhane të Prizrenit, ku dyshohet se është hedhur nga një automjet nga persona të panjohur.

Lidhur me rastin, policia konfirmon arrestimin e një personi të dyshuar.

Shaqir Bytyqi, zëdhënës në policinë e Prizrenit dha detaje për Gazetën Express, duke shtuar se rasti po hetohet dhe se viktima pas marrjes së ndihmës mjekësore në Emergjencën e Prizrenit, u dërgua për trajtim në ShSKUK në Prishtinë.

Konfirmimi i tij i plotë:

Me datë 06.07.2024 rreth orës 23:55 është raportuar që në lagjen Bazhderhane në Prizren është një person i shtrire në tokë.

Patrolla policore i është përgjigjur rastit ku është kuptuar që viktima ishte therrur me thikë. Është njoftuar urgjenca e qytetit,  të njejtin e kanë dërguar në emergjencen e spitalit rajonal të Prizrenit për tretman mjekësor e më pas për shkak të gjendjes së rëndë i lënduari është dërguar në QKUK në Prishtinë.

Nga informatat e para dyshohet se  viktima është hedhur në rrugë nga një automjet nga persona të panjohur.

Sot me datë 07.07.2024 rreth orës 21:00 nga reparti intensiv i QKUK-s policia është njoftuar se viktima A.Th., mashkull, 26 vjeçar ka ndërruar jetë.

I dyshuri lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar nga policia. Rasti është duke u hetuar dhe do të veprohet në bazë të udhëzimeve të prokurorit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img