-4.3 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

U kritikua për linjat, dizajneri i BMW-së tregon arsyet e pamjes kontroverse të modelit XM

Domagoj Dukec pranon se është marrë vendimi, që qëllimisht të rritet dizajni i dritave të përparme, me qëllim që të veçohet nga veturat e tjera.

BMW XM është modeli i parë i divizionit M pas M1, por edhe një veturë që ngriti pluhur si asnjë tjetër më parë.

Ka arsye për kritika. Për shembull, edhe pse kjo është BMW-ja më e fortë në gamë, XM peshon 2710 kilogramë, duke u bërë modeli më i rëndë në gamën e prodhuesit bavarez, dhe për këtë arsye vështirë se mund të përshkruhet si sportiv.

Kur bëhet fjalë për dizajnin që shkaktoi opinione të ndryshme, kreu i BMW M, Frank van Mel si dhe shefi i dizajnit të BMW, Domagoj Dukec, janë përpjekur të shpjegojnë se si erdhi kjo XM.

Dukec pranon se vendimi është marrë për të zgjeruar qëllimisht dizajnin e dritave të përparme, në mënyrë që vetura  të veçohet mes veturave tjera.

Blerësit potencial thuhet se po kërkonin pikërisht atë – një dizajn më të theksuar, kështu që dritat e mëdha nuk duhet të na habisin.

Gjithçka është e madhe në XM, duke përfshirë rrotat 23 inç. Për të mos përmendur gypat e pasmë të shkarkimit, si dhe atë që është nën kapak të motorit. Prodhimi ka filluar, dhe çmimi fillestar i modelit XM është 170.000 euro.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img