Site icon PrishtinaPress

U kritikua nga qytetarët, reagon Rama: Jemi duke punuar fort për lirimin e trafikut

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është shfaqur me biçikletë nga kryeqyteti bashkë me disa pjesëtarë të grupit “Meraki T’Biciklave”, pas xhiros së bërë rreth e qark Unazës.

Pas kritikave të shumta që mori nga qytetarët për testin që po e bënë në kryeqytet, Rama thotë se po punojnë për ta liruar trafikun, prandaj u bënë thirrje qytetarëve që të përdorin mjete tjera të transportit, jo vetëm automjetet.

Kjo për shkak të “shëndetit dhe ambientit”, shprehet ai.

Postimi i tij i plotë:

Prishtina do të jetë në testim edhe sot për shndërrimin e unazës qendrore të kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për automjetet.

Testimi është bërë edhe gjatë ditës së djeshme me ç’rast janë krijuar kolona të gjata.

Exit mobile version