1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

U kap me heroinë dhe kokainë në qendër të Prishtinës, ky është i riu që përfundoi në pranga të Policisë

Abuzimi me substanca narkotike nga të rinjtë mbetet një shqetësim i madh në shoqërinë kosovare.

Edhe më shqetësues këtë dukuri e bën mungesa e trajtimit preventiv nga institucionet. Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike.

Një rast i tillë është zbuluar edhe të hënën në qendër të Prishtinës, ku Policia ka ndaluar një 24-vjeçar, i cili është kapur me një sasi të heroinë dhe të kokainës.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Qazim Jasharin, i cili është kapur në flagrancë me drogë, në rrugën “Luan Haradinaj”, mbrëmjen e djeshme.

Pas përfundimit të kontrollit, heroina dhe kokaina janë sekuestruar nga zyrtarët policorë, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me veprën me të cilën ngarkohen.

Pas përfundimit të proceduarve policore, Prokurori ka urdhëruar ndalimin e tij dhe inicimin e rastit ndaj tij për veprën penale “Blerja, posedimi, shitja dhe shpërndarja e paautorizuar e substancave narkotike”.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img