Site icon PrishtinaPress

U kap me dru të prerë ilegalisht, 36-vjeçari në Kaçanik tenton ta sulmojë rojën e pyllit

Prerja ilegale e pyjeve është një dukuri e shpeshtë në Kosovë. Persona të ndryshëm kapen në flagrancë nga zyrtarët e pylltarisë duke prerë dru në pyje, të cilët më pas i zë sherri me të dyshuarit.

Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në Kaçanik, ku një person dyshohet se ka tentuar ta sulmojë fizikisht rojën e pyllit të parkut nacional ‘Sharri’.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari është kapur në flagrancë me dru të cilët i kishte prerë në mënyrë të kundërligjshme, e që po i transportonte me një qerre me kuaj.

36-vjeçari nuk ka përfillur urdhrat e rojeve të pyllit që të ndalet dhe pas disa qindra metrave, i ka dalë në pritë viktimës dhe të njëjtin është përpjekur ta qëllojë me grusht.

Si rezultat i denoncimit në organet e rendit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale ‘Sulm ndaj personit zyrtar’.

Exit mobile version