0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

U helmua pasi hëngri çokollatë me Rrustemin e Ukrainës: Abramovichi në Turqi si negociator krah Erdoganit sot

Dje është raportuar për helmimin e negociatorit jozyrtar rus, miliarderit të njohur Roman Abrahmovich. Dailymail ka shkruar sot se Abramovich u helmua pasi hëngri çokollatë bashkë me një deputet të Ukrainës që quhet Rrustem Umerovin – edhe ky pjesë e negociatave Ukrainë – Rusi. Sot, Abramovich është pjesëmarrës në negociatat midis dy shteteve në Turqi, me nikoqir Rexhep Erdoganin…

Miliarderi rus, Roman Abramovich, është pjesë e bisedimeve të sotme midis Rusisë dhe Ukrainës në Stamboll.

Abramovich shihet krah për krah me presidentin Erdogan dhe zyrtarë të tjerë turk, një ditë pas raportimeve se ai mund të jetë helmuar gjatë takimeve me Ukrainën.

Negociatori jozyrtar: Roman Abramovich) 

Miliarderi rus, është në rolin e ndërmjetësuesit jozyrtar dhe fotografitë nga Stambolli e paraqitën fare pranë presidentit Erdogan dhe zëdhënësit të tij, Ibrahim Kalin.

(Foto: Abramovich dhe këshilltari i Erdoganit sot në Turqi) 

Pronari i Chelseait është helmuar gjatë negociatave me Ukrainën, ku raportet thanë se kjo ndodhi pasi ai konsumoi çokolatë bashkë me deputetin ukrainës, Rrustem Umerovin, i cili është prezent po ashtu në bisedimet e sotme në Turqi.

Zyrtarët ukrainas, janë paralajmëruar më herët që të mos hanë e as pijnë, madje as të prekin sipërfaqet e lëmueshme – një paralajmërim nga helmimet e mundshme ruse.

Në takimin e sotëm, delegacioneve u janë dhënë disa gota me ujë, të mbuluara me letër, si një parandalim nga ndonjë sulm me helme kimike.

“Këshilloj të gjithë ata që do të shkojnë në bisedime me Rusinë që të mos hanë e as pijnë gjatë negociatave”, ka thënë ministri i jashtëm ukrainas, Dmitry Kuleba.

Atmosferë e ftohtë, pa përshëndetje mes palëve: Erdogani hap negociatat Ukrainë – Rusi

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka hapur takimin e negociatave në Stamboll midis delegacionit të Ukrainës dhe atij të Rusisë.

Erdogan veç tjerash mbajti fjalë rasti në hapje të negociatave.

Sipas citateve të Erdoganit që i raporton Guardiani duke iu referuar Reutersit, presidenti turk thuhet të ketë deklaruar se ‘shpreson që ky takim do të jetë i mirë për të dyja palët dhe për gjithë rajonin’.

Erdogani citohet të ketë thënë edhe se ‘Turqia ka mbajtur qëndrim fer përballë konfliktit në çdo rrethanë dhe se me një marrëveshje për paqe, nuk do të ketë humbës’.

Erdogan ka bërë thirrje për armëpushim të menjëhershëm midis Ukrainës dhe Rusisë.

Përshëndetje të ftohta – nuk kishte duarshtrëngime në fillimin e takimit

Televizioni ukrainas ka raportuar se bisedimet për paqen në Stamboll, kanë filluar me një atmosferë mjaft të zymtë. ‘Palët nuk janë përshëndetur njëra me tjetrën fare me dorë”, raportoi televizioni ukrainas.

Këshilltari politik i presidentit Volodymyr Zelensky, Mykahilo Podolyak, ka shkruar në Tëitter se ‘palët do të diskutojnë bazamentet e një procesi negociator”./Guardian/DailyMail/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img