Site icon PrishtinaPress

U gjetën produkte medicinale, policia me detaje për aksionin në Mitrovicë të Veriut

Pas një aksioni të Policisë së Kosovës në një depo në Mitrovicë të Veriut ku policia gjeti produkte medicinale, është kuptuar se malli është i regjistruar por aty ka mall që duhet shkatërruar.

“Pas verifikimit të kësaj depoje del se nuk ka punë për doganë, malli është i regjistruar por aty ka mall që duhet të shkatërrohet”, tha zëvendësdrejtori i policisë në veri, Veton Elshani.

Ai tutje në një përgjigje për Klankosova.tv theksoi se vendimi do të merret nga Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale në bashkëpunim me Spitalin rajonal të Mitrovicës së Veriut.

Exit mobile version