Kampioni në fuqi i Kosovës, Drita është eliminuar nga Liga e Evropës, pasi pësoi humbje në udhëtim te Legia 2-0.
Drita e nisi mjaftë mirë takimin, duke krijuar disa gjysmëraste dhe duke luajtur si e barabartë me klubin polak.
Megjithatë u desh të pritej minuta e 24-të për ta parë golin e parë në këtë sfidë, kur shënuan vendasit.
Një harkim nga e majta bëri që Wszolek të realizoi për 1-0, pas një gabimi nga mbrojtësi i majtë Ilir Blakqori.
Drita tentoi të rikthehet në lojë duke tentuar t’i organizonte disa aksione, por mbrojtja e vendasve ishte shumë lartë e vendosur.
Kur pritej që pjesa e parë të përfundonte, Legia shënoi edhe golin e dytë.
Ishte sulmuesi Pekhart që realizoi me kokë për 2-0 pas asistimit nga këndi.
Me epërsinë e vendasve 2-0 përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.
Drita luajti shumë më mirë në pjesën e dytë, duke krijuar disa raste të mira, por që nuk ia arritën të realizonin.
Rastin më të mirë për të shënuar e pati Festim Alidema në minutën e 90-të, por goditja e tij u prit nga portieri Artur Boruc.
Gjithsesi ishte një paraqitje mjaftë e mirë e Dritës, e cila largohet kokën lartë nga garat evropiane.
Kampioni i Kosovës arriti të shkruante histori të futbollit kosovar, pasi u bë skuadra e parë që merr pjesë në raundin e tretë të Ligës së Evropës.
https://twitter.com/GiorgiJavoiani/status/1309222899115589634?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1309222899115589634%7Ctwgr%5Eshare_3&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fu-futen-ne-histori-te-futbollit-kosovar-por-nuk-ia-dalin-ndaj-legias-drita-eliminohet-koken-larte-nga-liga-e-evropes%2F