1.6 C
Pristina
Tuesday, April 8, 2025

Buy now

spot_img

“U fut në koma! S’dihej a do të kthehej”, Edi Rama rrëfen momentet dramatike kur djali iu diagnostikua me kancer

Rrëfimi i fundit i Edi Ramës në podcast-in e tij erdhi jo si kryeministër, por si baba.

Ai ndau një histori të pathënë: betejën e të birit Gregut me një sëmundje të rëndë, një përballje me kufijtë e jetës dhe vdekjes, të shoqëruar nga frika, pasiguria dhe, çuditërisht, shpresa.

“Im bir kaloi një moment mjaft dramatik me një kancer. Gjërat shkuan aq keq sa u fut në një koma mjekësore famaceutike”, rrëfeu Rama.

Ai kujtoi një bisedë me një mjeke: “Kur e pyeta ‘Si vazhdon?’, ajo ngriti kokën dhe bëri me dorë lart. I thashë: ‘Çfarë po më tregon, tavanin? Po flas me një shkencëtare, jo me një prift’. Ajo më tha: Në këtë kat unë kam parë gjëra që shkenca nuk m’i ka shpjeguar dot akoma”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img