Një shofer 76-vjeçar, ka përfunduar brenda një lokali të mbushur me njerëz në qendrën historike të qytetit italian, duke plagosur 6 persona të cilët ndodheshin në hyrje të lokalit. Lokali ka qenë i mbushur me klientë dhe gjashtë prej tyre kanë mbetur të plagosur pasi makina i mori përpara.
Aksidenti ka ndodhur në Caltagirone. Të plagosurit u dërguan në spitalin “Gravina” dhe fatmirësisht 5 prej tyre dolën pas kontrolleve mjekësore. I plagosuri i gjashtë, një 56-vjeçar do të mbetet ende nën vëzhgim.
Drejtuesi i makinës u denoncua në organet gjyqësore nga efektivët e policisë bashkiake që kryen hetimin për ngjarjen.