3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

U fitua përmes Arbitrazhit kontesti 18-milionësh për Minierën e Goleshit, AKP-ja jep detaje

Gjykata e Arbitrazhit ka marr vendim lidhur me ankesën e ish blerësit të Minierës së Goleshit, “IMING D.O.O”, duke i konsideruar të pabazuara, ndërsa po ashtu kërkesa e paditësit për kompensim nga AK-ja është refuzuar si e pabazuar, referuar dokumenteve të cilat i ka siguruar Telegrafi.

Përmes një komunikate për medie, AKP-ja ka konfirmuar lajmin, duke dhënë detaje në lidhje me rastin, ku kanë njoftuar se kanë fituar këtë kontest në vlerë 18 milionësh në Tribunalin Ndërkombëtar të Arbitrazhit

“Agjencia Kosovare e Privatizimit fiton kontestin gjyqësor në Tribunalin Ndërkombëtar të Arbitrazhit, pas padisë së parashtruar, më datën 1 prill 2019, për kompensim dëmi dhe fitim të humbur në vlerë prej 18,121,690.17 milion Euro nga pala paditëse IMING d.o.o Strobec – Republika e Kroacisë. Agjencia Kosovare e Privatizimit ishte paditur në cilësi të administratorit të ndërmarrjes shoqërore ‘’MIM Goleshi‘’ Miniera e Magnezit në Golesh të Lipjanit. Kontesti gjyqësor është zhvilluar sipas rregullave të UNICITRAL-it të vitit 2010”, thuhet në komunikatë.

Tutje, thuhet se”Pas një procesi të gjatë gjyqësor, AKP ka pranuar sot, 10 shator 2021, vendimin e Tribunalit Ndërkombëtar të Arbitrazhit, me ç ‘rast mbrojtja ligjore e Agjencisë Kosovare të Privatizimit ka sjellë fitore në këtë kontest”.

“Veç mbrojtjes së interesit të Republikës së Kosovës, me këtë fitore janë ruajtur edhe fondet publike prej 18,121,690.17 milion Euro. Sipas vendimit të Tribunalit Ndërkombëtar të Arbitrazhit pala paditëse, për më tepër, obligohet që në emër të shpenzimeve procedurale të Tribunalit t’ia paguaj Agjencisë Kosovare të Privatizimit shumën prej 342,954.67 mije euro”, thuhet në komunikatë. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img