Site icon PrishtinaPress

“U emocionova teksa pash urën…”

Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, gjatë konferencës për media në Mitrovicë, ka theksuar se ndjehet e emocionuar teksa sheh rrjedhën e punimeve mbi lumin Ibër.

“Nuk mund ta besoni sa ndjenjë e mirë është ta vizitojë këtë urë pas një debati të gjatë për të”, është shprehur Mogherini, duke shtuar se pret që kjo urë t’i bashkojë qytetarët e të dy pjesëve, për një jetë më të mirë.

Ajo shtoi se dialogu është çelësi për raporte më të mira për të dy vendet, Kosovën dhe Serbinë.

“Dialogu, paqja dhe mirëkuptimi janë çështjet kryesore për të cilat duhet angazhuar. Me paqe dhe vetëm paqe vjen prosperiteti”, ka shtuar ajo.

Në fund Mogherini tha u zotua se do të punoj me tërë energjinë e saj për të çuar përpara procesin e dialogut.

Exit mobile version