Sopranoja e njohur Inva Mula së bashku me bashkëshortin e saj mjekun popullor, Hetem Ramadanin dhe aktorin Ermal Mamaqin janë përfshirë në një aksident rrugës për në Tropojë, raporton Gazeta Express.
Vetura e tyre mori flakë, derisa, lajmin e bëri të ditur përmes Instagramit, Ermal Mamaqi dhe gazetarja Mirela Suma.
“Zoti donte që në te shpëtonim, të jemi gjallë”, ka shkruar ajo, derisa ka publikuar disa video ku shihet vetura në flakë.
Bëhet e ditur se nuk ka pasur të lënduar pasi që të njejtit kanë dalur me kohë nga automjeti.