1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

U dërgua në zyret e EULEX në orët e vona dhe iu konfiskua telefoni, çka tha pas intervistimit të Sami Lushtakut avokati i tij

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt dhe kryetari i Degës së PDK’së në këtë komunë, Sami Lushtaku, është ftuar mbrëmë në zyrat e EULEX-it në Fushë Kosovë.

Këtë e ka konfirmuar djali i Lushtakut, deputeti Mërgim Lushtaku, i cili tha se babai i tij i shoqëruar nga avokati ndodhet në zyrat e EULEX-it në Fushë Kosovë.

“Po, janë duke biseduar me avokatin, pasi sipas të gjitha gjasave është vetëm për telefon. Sipas avokatit vetëm për telefon dhe ende është në zyret e EULEX-it“, ka deklaruar Lushtaku.

Pas rreth një ore, Lushtaku është parë duke dalë nga zyret e EULEX.

Avokati i tij, Artan Qerkini, njoftoi se Lushtakut i është konfiskuar telefoni nga Specialja, teksa shtoi se ai nuk është i dyshuar dhe nuk ka pasë urdhërarrest.

“Ky veprim bie ndesh me ligjin. Sami Lushtaku nuk e ka statusin e të dyshuarit, prandaj atij i është cenuar privatësia pasi i është marrë telefoni”, ka thënë avokati, duke paralajmëruar ankesë në Dhomat e Specializuara.

Ndërkohë, Lushtaku nuk është deklaruar para mediave se për çfarë arsye është intervistuar. Ai është larguar nga zyrat e EULEX-it në Fushë Kosovë me veturën e tij.

Për ndalimin e Lushtakut ka reaguar edhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës, Faton Klinaku, i cili e ka quajtur këtë “poshtërsi”.

“Siç po raportohet në media, Specialja e paska ndaluar në këto orë të vona z. Sami Lushtaku. Përveç spektakleve të vazhdueshme që po bëhen nga kjo pseudogjykatë, të ndalohet njeriu në rrugë pa kurrfarë paralajmërimi, kjo është edhe një poshtërsi e tyre e radhës”, ka shkruar ai në Facebook.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img