2.2 C
Pristina
Wednesday, January 22, 2025

Buy now

spot_img

U.D. i Kryeprokurorit të Shtetit kërkon mobilizim për mbrojtjen e votës në zgjedhjet e 9 shkurtit, edhe amerikanët në takim

Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka mbajtur takim me kryeprokurorët e të gjitha prokurorive. 

Aty ishte e pranishme edhe koordinatorja nacionale për zgjedhje, prokurorja nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, Laura Pula, dhe përfaqësues të Ambasadës Amerikane në Kosovë dhe menaxheri i projektit strategjik “Mbrojtja e votës”, Besim Kusari.

Kelmendi në këtë takim ka kërkuar angazhim të shtuar lidhur me mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve në zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Në këtë takim, U.D. Kryeprokurori Kelmendi kërkoi nga Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje, znj. Pula dhe kryeprokurorët e prokurorive angazhim të shtuar lidhur me mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës për zgjedhjet nacionale që do të mbahen më 9 shkurt 2025. Po ashtu gjatë këtij takimi u diskutua për koordinimin në mes të prokurorive dhe Koordinatores Nacionale lidhur me të gjitha aktivitetet e Prokurorit të Shtetit që do të ndërmerren në rast se do të ketë cenim të procesit zgjedhor, si dhe duke përfshirë edhe bashkëpunimin e ngushtë me institucionet tjera ligjzbatuese në veçanti me Policinë e Kosovës”.

Në njoftim thuhet se kanë pranuar informata lidhur me dy raste të dyshuara në drejtim të veprës penale “Cenim i fshehtësisë së votimit” dhe se Prokuroria Themelore në Prishtinë është duke i zhvilluar hetimet.

“Në këtë takim të pranishmit u informuan nga Koordinatorja znj. Pula, se pas pranimit të informatave lidhur me dy raste të dyshuara në drejtim të veprës penale ,,Cenimi i fshehtësisë së votimit”, nga neni 215 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, Prokuroria Themelore në Prishtinë është duke i zhvilluar hetimet. Në këtë takim u ritheksua se Prokurori i Shtetit do të vazhdojë të trajtojë secilin rast me urgjencë dhe brenda afateve ligjore. Prokurori i Shtetit fton qytetarët të cilët kanë apo mund të kenë informata se në çfarëdo mënyre po cenohet fshehtësia e votës apo çfarëdo veprimi tjetër i ndërmarrë që bie në kuadër të veprave penale kundër të drejtës së votimit, t’i raportojnë ato tek Prokurori i Shtetit apo tek Policia e Kosovës”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img