Site icon PrishtinaPress

“U çova prej gjumit me t’kallxu çfarë idioti je o pis”, vazhdon debati i ashpër mes Ganisë dhe Lumbardhit

Dy banorët e Big Brother VIP Kosova, Gania dhe Lumbardhi kanë pasur diskutime të ashpëra.

Lumbardhi i ka thënë Ganisë se është njeri pa karakter dhe se i ndryshon shpejt fjalët.

“Ti ishe pisi më i madh që ekziston, ti ishte njeri që po t’i ndryshojshe fjalët në sekond, ti ishe njeri pa karakter”, i ka thënë Lumbardhi, Ganisë.

Ndërkaq, me ofendime ka vazhduar edhe Gania, duke e quajtur Lumbardhin njeri pa moral.

“U çova prej gjumit me t’kallxu çfarë idioti je o pis, o njeri pa moral”, u shpreh më tutje Gania.

Ndryshe, një debat tejet i ashpër ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në Big Brother VIP Kosova 2, mes Lumbardhit dhe Gani Gërmisë, ku ky i fundit eskaloi.

Gania i fliste Lumbardhit me tone të padëgjuara ndonjëherë në një format të tillë, gjatë një momenti godet me sa forcë që kishte tavolinën që ndodhej aty.

Ishte Lumbardhi i cili e ftoi Ganiun për një diskutim, ku teksa Ganiu i shpjegohet në gjendjen e lartë-cekur i thotë “mos m’hi në jetë teme. Mos m’u përzi në jetë, këqyrëm në sy, mos m’ndërhy në jetë. Nuk e din çka më ka ndodh, mos ma përmend jetën tem”, moment ky edhe ku godet tavolinën.

Rri në suaza të lojës, po të lus. A më thirre me diskutu për çika, mos e përdor jetën e jashtme. Nuk e di çfarë më dhemb mua, nuk e di çfarë më ka ndodhur. Rri rehat“, tha Gania.

Exit mobile version