-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

“U befasuam”, “e paakceptueshme”, kritika në adresë të Qeverisë Kurti që nuk e dërgoi në Kuvend ligjin e punës

Tash kur nisi punën Kuvendi i Kosovës, në sesionin vjeshtor, ishte pritur që projektligji të dërgohej në Kuvend. Por, një gjë e tillë nuk ndodhi.

“Na u premtua që Ligji i Punës për pak javë do të vijë në diskutim publik, çka Forumi i Grave dhe sindikatat po e kërkonin prej kohësh. U befasuam kur u publikua program legjislativ i qeverisë Kurti, dhe Ligji i Punës nuk ishte i përfshirë. Për ne ishte e paakceptueshme përfshirja e Ligjit për Siguri në Punë dhe Ligjit për Inspektoratin e Punës, pa Ligjin e Punës, sepse  këto dy ligje janë derivate të Ligjit të Punës, dhe pa e pasur një ligj të mirë të punës, nuk mund të kesh ligje tjera të mira, që lidhen me të”, tha Saxhide Mustafa, koordinatore e Forumit Ekonomik të Grave.

Mustafa kërkon dialog me Qeverinë për këtë ligj.

“Qeveria Kurit ka ardhur me një program qeverisës me një moto për barazi sociale dhe kërkesat tona janë të vazhdueshme për dialogim, ashtu siç na kanë premtuar, që do ta bëjnë një ligj të pranuar edhe nga sektori privat”, tha ajo.

Edhe nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës kërkohet konsensus politik për procedimin tutje të këtij projektligji.

“Të bëhemi bashkë, të bëjmë sa më shumë presion të partneri social, që ky ligj sa më shpejtë të shkojë në Kuvendin e Kosovës, të miratohet dhe përfundimisht të punësuarit të kenë një ligj që i mbështetë ata dhe që i motivon për punë”, tha Atdhe Hykolli, kryetar i BSPK-së.

Moszbatimi i disa dispozitave të ligjit aktual ka ndikuar drejtpërdrejt në përjashtimin e grave nga fuqia punëtore, thotë avokatja Valtida Shukriu.

“Shteti derisa e ka krijuar një ligj të tillë ka krijuar edhe mundësitë që t’i detyrojë si punëdhënësit ashtu edhe punëmarrësit të bëjnë marrëveshje e kompromise, për shkak të ngarkesës financiare që s’kanë mundur ta përballojnë. Gjatë muajit, dy – tre gra u paraqitën në avokaturen time për të kërkuar këtë të drejte, është mjaft sfiduese”, tha ajo.

Ndërkaq, Ministria e Punës gjatë javës nuk ktheu përgjigje për RTK-në, nëse do të shqyrtojë kërkesat e shoqërisë civile mbi Projektligjin e ri të Punës./RTK

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img