Site icon PrishtinaPress

U arrestua si 16-vjeçare, Salihe Salihu: Na u ndalua shkollimi dhe u izoluam nga shoqëria

Salihe Salihu, ish e burgosura politike, ka folur për përjetimet e saj gjatë kohës kur ishte burgosur si e mitur nga regjimi serb.

Salihu tregon historinë e saj në emisionin Pressing në T7, ku ndër të tjera tregon se ishte izoluar nga shoqëria e saj dhe të afërmit.

“Unë isha e mitur kur u arrestova për herë të parë. Ishte viti 1983. Isha diku 16 vjecare dhe na zunë si anëtare të shoqatës “Shote Galica”. Neve na izoluan. Ishte e vështirë. Askush nuk guxonte të na takonte. Shoqëria nuk guxonte për shkak të faktit se pastaj merreshin në pyetje se pse na takonin dhe lindnin dyshime të tjera”, thotë ajo.

“Kemi qenë dy shkolla të mesme në Ferizaj. 1shi dhe 2shi u bëmë bashkë dhe u organizuam në frymën “Demaçiane” e quaj kështu. Pasi kështu jemi edukuar”, shtoi ajo. /Gazeta Express/

Exit mobile version