3.6 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

U arrestua për sulm ndaj KFOR-it, serbi ndalohet për 48-orë

Policia kosovare e ka arrestuar të premten një të dyshuar për huliganizëm dhe prishjen e rendit kushtetues të Kosovës, njoftoi Prokuroria Speciale e vendit.

I dyshuari, me inicialet M.D., u arrestua në rajonin e Mitrovicës pas një hetimi disamujor dhe do të mbahet në paraburgim për 48 orë, tha Prokuroria.

Ai dyshohet për disa vepra penale si, bashkimi për veprimtari kundër kushtetuese, rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare, pjesëmarrje në turmë që kryen veprën penale dhe huliganizmit, dhe sulm ndaj personit zyrtar.

Prokuroria nuk tregoi në njoftimin e saj se ku dhe kur i ka kryer veprat e pretenduara i dyshuari.

Megjithatë, në të kaluarën, dhjetëra persona janë arrestuar për vepra të ngjashme penale në lidhje me sulmin e 29 majit 2023 në Zveçan ndaj ushtarëve të KFOR-it, por shumica e tyre u liruan për t’u mbrojtur në liri.

Protestat e serbëve në veri të Kosovës në maj 2023, kundër kryetarëve shqiptarë në katër komunat atje, kulmuan me përleshje me pjesëtarët e KFOR-it një vit më parë.

Gjatë përleshjeve u lënduan 93 pjesëtarë të KFOR-it, disa prej të cilëve kishin lëndime të rënda.

Për shkak të dhunës në veri majin e vitit të kaluar, por edhe sulmit ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit në shtator, KFOR-i rriti praninë ushtarak në Kosovë dhe tani ka rreth 4.700 ushtarë.

KFOR-i është përgjegjësi i tretë për sigurinë e Kosovës, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit, EULEX./REL

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img