Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka reaguar duke kërkuar edhe njëherë që ata që mund të arrestohen mos të udhëtojnë në Serbi.
Reagimi i tyre vjen pas arrestimit të ish-ushtarit të UÇK-së, Hasan Dakaj nga Prizreni në ditën e djeshme nga ana e Serbisë.
Ata kanë kërkuar nga autoritet kosovare që sigurojnë mbrojtje juridike.
“Autoritetet serbe në kufirin midis Kosovës dhe Serbisë arrestuan ish – ushtarin e UÇK – së, Hasan Dakaj nga Prizreni e që nuk ishte arrestimi i parë dhe sigurisht as edhe i fundit i ushtreve të UÇK- së. Para katër vjetëve ishte arrestuar, po me këtë pretekst edhe Nezir Mehmetaj i cili ende mbahet në burgjet e Serbisë. KMDLNj – ë disa herë përmes reagimeve publike kishte kërkuar që të gjithë ata që mund të arrestohen mos të udhëtojnë nëpër Serbi aq më parë që kanë shumë mundësi tjera udhëtimi, pa qenë e nevojshme kalimi nëpër Serbi”, thuhet në komunikatë.
Tutje, KMDLNJ thotë se autoritetet kosovare, në pamundësi të sigurojnë përkrahje për të arrestuarit, shqiptarë dhe shtetas të Kosovës, mjaftohen me deklarata publike politike duke kërkuar ndihmë nga ndërkombëtarët.
“Ndërkombëtarët me këtë rast zbatojnë standarde të dyfishta, interesohen për serbët e arrestuar në Kosovë dhe aspak për shqiptarët e arrestuar në Serbi”.
“Në rastin konkret, arrestimit të Hasan Dakaj autoritetet kosovare duhet të sigurojnë mbrojtje juridike dhe të përkrahin materialisht familjen e të arrestuari gjatë vizitave anëtarit të arrestuar dhe gjatë qëndrimit në Serbi. Autoritetet kosovare duhet të kërkojnë nga ndërkombëtarët, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq të vizitojë të arrestuarit, shtetas të Kosovës nëse iu respektohen të drejtat e njeriut të personave të privuar nga liria. Nëse sigurohen kushtet, KMDLNj është i gatshëm në çdo kohë të vizitojë të arrestuarit, shtetas të Kosovës që mbahen në burgjet e Serbisë, eksluzivisht nga pozita e monitoruesit të drejtave të njeriut të personave të privuar nga liria. Prania e monitoruesve gjatë mbajtjes së të arrestuerve ne qendrat e ndalimit sikur edhe gjatë gjykimit krijon siguri më të madhe për personat e privuar nga liria dhe një proces gjyqësor më të drejtë dhe më transparent”, thuhet nga KMDLNJ.