Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person pas pranimit të kallëzimit penal nga autoritetet sllovene, të cilat më pas i kanë kërkuar ndihmë juridike Ministrisë së Drejtësisë.
Lidhur me këtë rast, nga MD kanë thënë për Express se i kanë marrë të gjitha veprimet e nevojshme, mirëpo nuk kanë dhënë detaje tjera.
“Detaje lidhur me rastin nuk mund t’ju japim përveç asaj që Ministria e Drejtësisë i ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme”, thuhet në Ministrinë e Drejtësisë.
Ai dyshohet për “Dhunim” dhe “Dhunë në familje”, vepra të cili ai i ka bërë gjatë vitit të kaluar
“DHUNË NË FAMILJE/DHUNIM- Slloveni 02.05.2022 – 07:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që sipas kallëzimit penal të pranuar nga autoritetet Sllovene, ai ka dhunuar dhe ka shkaktuar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport 24 orësh.
I dyshuari tanimë ndodhet në mbajtje. Express ka dërguar pyetje në adresë të Prokurorisë për detaje tjera, mirëpo të njëjtit nuk janë përgjigjur në pyetjet e redaksisë.