Një shtetas malazez i cili ishte në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar dje nga Policia e Kosovës.
Sipas mediave malazeze, bëhet fjalë për Srdan Jurisevic, pjesë e klanit kriminal të Kavaçit.
Juriseviq ishte në kërkim policor që nga viti 2021, pasi i njëjti dyshohet të jetë përfshirë në një vrasje që kishte ndodhur në vitin 2020.
Sipas Blic.rs, Juriseviq së bashku me persona tjera kishin planifikuar vrasjen e Nikola Stanishiqit.
Sipas Policisë së Kosovës, Juriseviq ishte paraqitur me identitet të rrejshëm.
“Në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar –Interpol është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Malit të zi. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij i janë gjetur dhe konfiskuar: 235 tableta ngjyrë e bardhë që dyshohet të jenë drogë sintetike dhe 11 bit coin. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.