-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

“U ankojke në ushqim”: Nëna tregon bisedën e fundit me Faton Hajrizin, thotë se s’di ku gjendet

Nëna e Faton Hajrizit, Shehrija, ka treguar detaje nga biseda e fundit me djalin e saj para arratisjes.

Ajo ka thënë se Fatoni ishte ankuar në ushqim.

“Hiç absolut, bile tha 3 ditë e 3 net i kam. Na kurrfarë shenje nuk kena mujt me vërejt, blejti higjenë me marrë me veti, blejti qerapa. Për ushqim prej fillimit u anku që ushqimi dobët. Një ditë thirri tha mirë boll, unë me një pashtetë ku më del mua. Për tjerat nuk na ka thanë sen”, tha Shehrije Hajrizi në T7, raporton Nacionale.

“Fatoni u ardh me 1 korrik të hanën, ka nejt deri të mërkurën, ka nejt të ejten. Të shtunën jom kanë shtrit e më boni telefoni. Edhe mendja jem që ai po më thirr, kur e kam ni zanin që ke tjetër kush u ndala. Më tregoi në telefon që Fatoni nuk është më në burg të Smrekonicës, jam ra në shok. Jam çu, e këqyra numrin e pashë që është numër e thirra”, tha Shehrije Hajrizi.

“I kërkoj falje ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nëse e ka ofendu Fatoni. Drejtorisë së Burgjeve i kërkoj falje. Sa i përket anës tonë nuk u bo me dijeninë tonë. Absolut jo”, deklaroi ajo.

“Prej asaj dite veç çka po dëgjojmë prej mediave. Të betohem që nuk kam folë me të, çka po flet në media, çka po flet aty, as ma pak as ma shumë. Sa i përket familjes jo. Nuk dimë ku është Fatoni”, deklaroi Shehrije Hajrizi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img