Së fundmi Luana mori vëmendjen duke publikuar në Tik-tok një video ku tregonte barkun e rrumbullakosur. Të gjithë u bënë kuriozë dhe menjëherë nisën lajmet që flisnin për një shtatzëni.
Por pas gjithë pretendimeve, Luana më në fund foli dhe sqaroi se nuk është shtatzënë, thjesht ka ngrënë shumë.
“Dua t’ju njoftoj se trupi im s’është perfekt. Kur ha shumë, më ndodh përherë kjo fryrja që besoj i ndodh edhe shumë gocave të tjera dhe është kaq e bukur. Kështu që, për të gjitha vajzat me barkun e madh, jeni super të bukura dhe ju dua të gjithave”, shkroi në një postim në Instagram Story.
Prej vitesh Luana Vjollca është në një lidhje dashurie me biznesmenin Krenar Çoçaj, lidhje të cilën janë përpjekur ta mbajnë larg syve të publikut duke u treguar shumë të rezervuar rreth jetës private.