-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Tyson kujton Pele dhe takimin e tyre të parë

Boksieri legjendar, Mike Tyson ka shprehur pikëllimin e tij për ndarjen nga jeta të yllit brazilian në të gjithë historinë  e futbollit, Pele.

Tyson kujtoi se ishte vetëm 21 vjeç kur ëndrra e tij për të takuar njërin nga sportistët më nam, u realizua.

“Isha 21 vjeç duke jetuar ëndrrën e takimit me një nga të mëdhenjtë”, shkroi Tyson.

Veç tjerash, Tyson kishte edhe fjalë të mira lidhur me karakterin që e përfaqësonte Pele.

“Ai ishte një burrë i ngrohtë dhe i sjellshëm pa asnjë të keqe për të thënë për askënd. Pusho në paqe”, ka shkruar Tyson.

Pele vdiq mbrëmë në moshën 82-vjeçare duke mos fituar betejën me kancerin./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img