1.6 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Tyson Fury fiton me vendim të gjyqtarëve, triumfon ndaj Francis Ngannout

Boksieri Tyson Fury e ka mbrojtur titullin e kampionit të botës duke fituar pas vendimit të gjyqtarëve ndaj ish kampionit të botës në MMA Francis Ngannou.

Ani pse britaniku shihej si një favorit i padiskutueshëm, Ngannou doli të jetë “arrë e fortë” duke bërë një luftë të shkëlqyeshme për 10 rounde.

Ish kampioni i botës në MMA e nisi fuqishëm nga raundi i parë duke qenë më i mirë dhe i dhënë disa goditje fantastike.

Në raundin e tretë, kamerunasi i tregoi botës që s’ka ardhur vetëm si numër duke e rrëzuar Furyn, i cili ia doli ta rimarrë vetën.

Sidoqoftë, pas kësaj goditje Fury u këndell duke i dhënë goditje të njëpasnjëshme, ani pse Ngannou nuk e la lehtë duke ia kthyer. 

Pas 10 raundeve të zhvilluara ishin gjyqtarët që e vendosen fituesin, ku dy prej tyre e vlerësuan Furyn si fituesi (96:63, 95:45), derisa vetëm njëri e mbështeti kamerunasin (94:95).

Kësisoj, britaniku mban rekordin e të pamposhturit pas plot 35 betejave, duke regjistruar triumfin e 34-të ku numëron edhe një barazim.

Sa i përket kundërshtarit, kjo ishte beteja e tij profesionale në boks, andaj të gjithë tifozët mbeten të befasuar ku disa thonë se e meritoi fitoren.

  • Tags
  • s

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img