Site icon PrishtinaPress

Tym i zi në aeroportin ku do të aterrojë Tillerson

Në orët e pasdites pritet të arrijë aeroplani në të cilin gjendet sekretari amerikan i Shtetit

Në pjesën e aeroportit Vnukovo në Moskë, në të cilin janë të parkuar aeroplanët, të martën është parë tym i zi, njofton fotoreporteri i Reuters që ndodhet në atë pjesë të aeroportit, ku në orët e pasdites pritet të arrijë aeroplani në të cilin gjendet sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson.

Në momentin kur fotoreporteri i agjencisë së lajmeve britanike vërejti tymin, aeroplani ende nuk kishte aterruar në aeroport.

Exit mobile version