Rrjeti i njohur social, Twitter, ka ndryshuar logon të hënën në mbrëmje. Nga “zogu i kaltër”, Twitteri tash ka në logo një qen, apo simbolin e kriptovalutës “Dogecoin”.
Përdorues të shumtë janë shokuar nga veprimi i Twitterit.
Siç edhe bën zakonisht, Elon Musk, shef i Twitterit, nëpërmjet një ‘meme’ ka vënë në pah ndryshimin.
Musk nuk ka shpjeguar arsyet e ndryshimit, por përdoruesit kanë thënë se kjo ka qenë ide e vonuar për Ditën e Gënjeshtrave.
Musk njihet si pronar i një sasie të madhe të “Dogecoinit”. Ai në vazhdimësi ka reklamuar këtë valutë duke ndikuar shpeshherë në rritjen apo edhe uljen e vlerës së saj./prishtinapress.net/