Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk është takuar sot me presidentin Hashim Thaçi në Bruksel. Tusk ka thënë se BE’ja duhet të bëjë gjithçka për të përmirësuar situatën në Ballkanin Perëndimor
Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk në takim me Thaçin ka thënë se BE’ja duhet të bëjë gjithçka për të përmirësuar situatën në Ballkanin Perëndimor, transmeton Express.
“Bisedë e mirë me Hashim Thaçin. BE-ja duhet të bëjë gjithçka për të përmirësuar situatën në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Tusk në gjuhën shqipe.
Të njëjtën fjali e ka postuar edhe në gjuhen serbe dhe në atë angleze.