Site icon PrishtinaPress

Turqit përgjojnë Yuri Kim, sipas tyre edhe ajo tentoi rrëzimin e Erdoganit nga pushteti

Turqia ka dënuar me burgim të përjetshëm filantropistin Osman Kavala me akuzën e kryengritjes ndaj shtetit dhe tentativës për të rrëzuar qeverinë përmes një grushti shteti gjatë protestave të Gezi Parkut në qershorin e vitit 2013.

Ai ishte i arrestuar prej katër vitesh dhe u lirua për pak orë pas vendimit të Gjykatës së të Drejtave të Njeriut duke i kërkuar Turqisë për ta nxjerrë nga qelia. 

Por, vetëm pak orë pas këtij vendimi, prokuroria përgatiti një akuzë tjetër sipas të cilës jo vetëm në protestat e Gezi Parkut, por ai kishte tentuar të rrëzonte qeverinë edhe gjatë ngjarjeve të 15 korrikut 2016. 

Tashmë sipas vendimit të pak ditëve më parë, 63-vjeçari Kavala do të duhet ta kalojë pjesën e mbetur të jetës në qeli. 

Por, si u shkua deri këtu? 

Gjykata thotë se është bindur nga provat e prokurorisë për përfshirjen e Kavalas në protestat e Gezi Parkut në 2013. Prokuroria pretendon se ka përgjuar disa telefonata të Osman Kalalas me një zyrtare të Departamentit të Shtetit në Ambasadën e SHBA-ve në Turqi. 

Zyrtarja sipas turqve, është pikërisht ambasadorja aktuale e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim. Madje, sipas mediave , turqit shkojnë edhe më tej duke pretenduar se Kim i ka sugjeruar Kavalas që të ndikojë te gazetarët amerikan që ta ngrenë çështjen e protestave në Turqi edhe gjatë konferencave për shtyp në Shtëpinë e Bardhë. 

Nuk ka të dhëna nëse kjo ka ndodhur apo jo, megjithatë prokuroria turke pretendon se po. 

Madje, kjo është një ndër provat që sipas tyre mjafton që Kavala të konsiderohet si person që kërko përmbysjen e Erdoganit në verën e vitit 2013. 

Kështu, përveç zyrtarëve amerikanë në Ankara dhe Stamboll, turqit kanë zgjeruar rrethin e të akuzuarve për grushtin e shtetit të korrikut 2016 edhe me diplomatë të tjerë, përfshi edhe ambasadoren amerikane në Tiranë, zonjën Yuri Kim.

Exit mobile version