Ambasada e Turqisë ka reaguar pas njohjes së Jerusalemit kryeqytet të Izraelit nga ana e qeverisë së Kosovës.
Në një komunikatë për media, Ambasada Turke e ka quajtur “zhgënjyese” veprimin e qeverisë së Kosovës duke e konsideruar “një shkelje të qartë të së Drejtës Ndërkombëtare”.
Tutje Ambasada Turke në Kosovë, kërkon nga qeveria e Kosovës të veprojë në përputhje me rezolutat e OKB-së që kërkojnë krijimin e një shteti palestinez me Jerusalemin lindor kryeqytet të saj.
Ambasada turke thekson se njohja e Jerusalemit kryeqytet izraelit do të dëmtojë procesin e njohjes së Kosovës në arenën ndërkombëtare.