Site icon PrishtinaPress

Turqia, vendi më i preferuar për pushime

Sipas indeksit të pushimeve “Vox” Turqia është renditur e para në listë si vendi më i preferuar në botë për të kaluar pushimet me 17,3%, e pasuar nga Anglia në vend të dytë me 11,7% dhe Meksika në vend të tretë me 10,6%.

Indeksi Vox Vacation Index është përgatitur duke marrë në konsideratë kursin valutor dhe nivelin e inflacionit të vendeve përkatëse.

Vendet më të lira, ku mund të kaloni pushimet, janë renditur kështu: Turqia, Anglia, Meksika, Kina dhe Kosta-Rika.

Kurse Rusia, me -28,4% ndodhet në fund të listës me 48 vende dhe që është përgatitur duke marrë në konsideratë edhe njësitë e monedhave kombëtare të zhvlerësuara përballë valutave të huaja për shkak të rritjes së inflacionin në vend.

Në vend të 44-ët të listës qëndron Kolumbia me -17,6%, në vend të 45-të Argjentina me -18%, në vend të 46-të është Afrika e Jugut me -24,6% dhe në vend të 47-të Brazili me -26,9%.

Në listën e vendeve më të përshtatshme për pushime kanë hyrë edhe India, e cila ndodhet në vend të 29-të, Tajlanda në vendin e 32-të dhe Koreja e Jugut në vend të 35-të.

Exit mobile version