0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Turqia tërheq ushtarët rezervë nga Kosova

Forcat turke rezervë në kuadër të KFOR-it, të vendosura në Kosovë në muajin qershor, do të kthehen në Turqi të mërkurën, tha të martën Ministria e Mbrojtjes e këtij vendi.

Ministri Yashar Guler tha se Turqia vazhdon të kontribuojë për paqen dhe stabilitetin rajonal dhe global brenda kuadrit të detyrave në OKB, NATO, BE dhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), si dhe në kontekstin e marrëdhënieve dypalëshe, dhe monitoron nga afër zhvillimet në Ballkan, ku ekzistojnë vlera të përbashkëta historike dhe kulturore.

Turqia vendosi trupa shtesë në Kosovë në qershor në përgjigje të kërkesës së NATO-s pas tensioneve në pjesën veriore të vendit.

“Njësia jonë e dislokuar, pas mbërritjes së saj në kazermën Sulltan Murat në Kosovë më 6 qershor 2023, ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në sigurimin e paqes në Kosovë ndërmjet 10 qershorit dhe 31 gushtit dhe ka përmbushur me sukses misionin e saj”, thuhet në njoftim, raporton Klankosova.tv.

Ministria tha transferimi i tyre ka nisur sot, ndërsa do të përfundojë nesër.

Gjithashtu, u tha se Komanda e KFOR-it do të merret nga Turqia për një periudhë njëvjeçare duke filluar nga data 10 tetor 2023.

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë, në qershor tha se “Turqia shfaq qëndrim konstruktiv dhe u bën thirrje palëve për përmbajtje, për zgjidhjen me dialog të ngjarjeve të fundit në pjesën veriore të vendit mik dhe vëlla të Kosovës, që dëmtojnë sigurinë dhe stabilitetin rajonal. Pas ngjarjeve në Kosovë, me kërkesë nga Komanda e Forcave të Përbashkëta të NATO-s/Napoli (Itali), një batalion komando i lidhur me Komandën tonë të Brigadës 65 të Mekanizuar të Këmbësorisë (Lüleburgaz), e cila më parë ishte caktuar në Forcën e NATO-s në Kosovë, është caktuar si njësi rezervë. Përgatitjet e nevojshme për transferimin e tij kanë filluar”.

Tensionet prekën Kosovën ndërsa serbët lokalë protestuan kundër zgjedhjes së kryetarëve shqiptarë në katër komuna veriore në maj.

Serbët në veri protestuan kundër zgjedhjes së kryebashkiakëve shqiptarë, duke përdorur dhunë ndaj forcave të sigurisë, kryesisht ndaj forcave të KFOR-it, por edhe ndaj policisë së Kosovës, ndaj gazetarëve e ndaj qytetarëve të thjeshtë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img