1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Turqia sulmon me dron Sirinë, humbin jetën 8 persona

Katër luftëtarë të Forcave Demokratike Siriane (SDF), janë vrarë këtë mbrëmje në Siri nga një sulm me dron turk, pranë kufirit të dy vendeve.

Lajmi është bëri i ditur nga administrata autonome kurde e Sirisë verilindore. Turqia shpesh kryen sulme në zonat e kontrolluara nga kurdët dhe ka shtuar sulmet e saj javët e fundit, shkruajnë mediat e huaja.

“Një dron i Turqisë shënjestroi fshatin Khirbet Hoi, në rajonin e Amuda, duke vrarë katër burra që i përkisnin një grupi vetëmbrojtës”, tha shërbimi për shtyp i SDF.

Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, tetë persona të tjerë u plagosën. Ky ishte sulmi i dytë i tillë në të njëjtën zonë në 24 orët e fundit, pasi tre luftëtarë të tjerë kurdë u vranë dje pranë kufirit.

Gjithashtu, agjencia kundër terrorizmit e Kurdistanit të Irakut njoftoi se një sulm me dron turk në provincën Sulaymaniyah vrau katër persona që besohet se ishin militantë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit. Një tjetër ka mbetur i plagosur.

Të pestë ishin duke udhëtuar me një automjet në lagjen Sarbazar kur u sulmuan, tha kryetari i qarkut Shaho Othman. Sipas këtij burimi, automjeti është goditur dy herë brenda 10 minutave.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img