Turqia ka shpallur ditë zie kombëtare të dielën, pasi dy shpërthime bombash lanë të vdekur 29 veta dhe 166 të tjerë u lënduan, shkruan BusinessInsider.
Caku i këtij sulmi ishin policia jashtë stadiumit në Stamboll, derisa brenda po zhvillohej ndeshja mes dy klubeve të mëdha.
Kryeministri Binali Yildirim ka urdhëruar që flamujt të ulen në gjysmështizë për nder të viktimave që humbën jetën në këto sulme.
Kurse edhe presidenti Tayyip Erdogan ka anuluar një udhëtim të planifikuar për në Kazakistan, ka thënë zyra e tij.