Ministri turk i Drejtësisë, Bekir Bozdag, ka thënë se Shtetet e Bashkuara do ta sakrifikonin aleancën me Turqinë për një ‘terrorist’, nëse refuzojnë ta ekstradojnë klerikun myslimanë që jeton në ShBA, Fethullah Gulen, të cilin Turqia e fajëson për organizimin e puçit të dështuar ushtarak më 15 korrik.
Bozdag ka thënë sot për agjencinë shtetërore, Anadolu,se ndjenja anti-amerikane në Turqi e ka arritur kulmin për shkak të çështjes së kthimit të Gulenit, raporton AP, përcjell Express.
Turqia e akuzon Gulenin për orkestrimin e tentim puçit dhe dëshiron ta kthejë atë në Turqi për ta gjykuar.
Por, Uashingtoni ka thënë se së pari ka nevojë t’i shohë dëshmitë se Gulen ka qenë i përfshirë.