Site icon PrishtinaPress

Turqia raporton të paktën 120 pasgoditje që përcjellën tërmetin vdekjeprurës

TOPSHOT - Residents stand in front of a collapsed building following an earthquake in the town of Jandaris, in the countryside of Syria's northwestern city of Afrin in the rebel-held part of Aleppo province, on February 6, 2023. - Hundreds have been reportedly killed in north Syria after a 7.8-magnitude earthquake that originated in Turkey and was felt across neighbouring countries. (Photo by Rami al SAYED / AFP) (Photo by RAMI AL SAYED/AFP via Getty Images)

Të paktën 120 pasgoditje kanë ndodhur pas tërmetit të fuqishëm të së hënës në Turqinë jugore, sipas një përditësimi nga Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD).

Të gjitha pasgoditjet janë tërmete individuale. Por, për sa kohë që ato nuk janë më të forta se tërmeti origjinal, kryesor, ato konsiderohen si pasgoditje, shkruan CNN.

Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS), i cili raporton vetëm pasgoditjet më të rëndësishme që ndihen në të vërtetë nga ata në zonën e tërmetit, ka raportuar të paktën 43 pasgoditje me magnitudë 4.3 ose më të madhe.

Tri nga pasgoditjet kanë qenë me magnitudë 6.0 ose më shumë, duke përfshirë tërmetin masiv me magnitudë 7.5 që ka goditur 95 kilometra (59 milje) në veri të epiqendrës së tërmetit kryesor të mëngjesit, sipas USGS.

Pasgoditjet shtrihen për më shumë se 300 kilometra (rreth 186 milje) përgjatë zonës së thyerjes që ka shpërthyer në Turqinë jugore – e orientuar nga jugperëndimi në verilindje dhe që shtrihet nga kufiri me Sirinë deri në provincën e Malatya, shkruan CNN.

 

Ndryshe, numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri është rritur në të paktën 2 mijë e 318 pas tërmetit me magnitudë 7.8 ballë që ka tronditur sot në mëngjes Turqinë jugore.

 

Exit mobile version