1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Turqia pritet të ratifikojë sot anëtarësimin e Finlandës në NATO

Parlamenti i Turqisë pritet të ratifikojë sot, kandidaturën e Finlandës për anëtarësimin në NATO. Turqia është anëtari i fundit i Aleancës Atlantike që miratoi pranimin e Finlandës në NATO pas votimit pro të parlamentit hungarez.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dha miratimin e tij për anëtarësimin e Finlandës në NATO në mes të marsit dhe paraqiti aktin e ratifikimit në parlamentin turk.

Vendimi i tij u mirëprit nga Aleanca Atlantike. Erdogan kishte bllokuar që nga maji 2022 anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në Aleancë.

Ankaraja ka akuzuar Stokholmin për vendimet ndaj “terroristëve” kurdë që janë strehuar në Suedi, duke kërkuar deportimin e tyre. Finlanda ndan vijën më të gjatë kufitare të Europës në 1,340 kilometra me Rusinë, e ndjekur nga Ukraina.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka përshëndetur njoftimin e Erdoganit, duke theksuar rëndësinë e anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO sa më shpejt të jetë e mundur dhe të mos anëtarësohen në të njëjtën kohë.

Ankaraja vazhdon të ketë një qëndrim negativ ndaj anëtarësimit të Suedisë dhe Erdogan përsërit se Stokholmi nuk ka ndërmarrë asnjë veprim pozitiv për sa i përket terroristëve.

Presidenti i Turqisë i referohet më shumë se 120 kërkesave për ekstradim të bëra nga Ankaraja./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img