Advertisement
Sipas dy zyrtarëve turq dhe zyrës së guvernatorit të provincën Edirne, emigranti ka ndërruar jetë në spital pasi ishte plagosur në gjoks, kur policia greke përdori municion të vërtetë në afërsi të kalimit kufitare Pazarkule. Ndërsa për të plagosurit thuhet se kanë pësuar lëndime në kokë dhe këmbë, transmeton Telegrafi.
Një zyrtar i lartë i ushtrisë greke dhe zëdhënësi i qeverisë Stelios Pecas kanë mohuar kategorikisht këto pretendime.
“Turqia po shpërndanë lajme të rreme. Mohojmë kategorikisht pretendimet e tyre”, ka deklaruar Pecas.
Ai shtoi se emigrantët janë duke përdorur gaz lotsjellës kundër policisë greke.
Ndryshe kujtojmë që Greqia ka mohuar pretendimet e zyrtarëve turq, se policia greke ka vrarë tre emigrantë që kanë tentuar të futen në atë vend. /Telegrafi/
PostAdss