Ka përfunduar tenderi për Termocentralin Çayirhan në qytezën periferike Nallihan të Ankarasë, model i parë për prodhimin e energjisë elektrike nga qymyrguri vendas, një projekt i nisur vetëm pak kohë më parë nga ministri turk i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Berat Albayrak, për të reduktuar vartësinë e jashtme në energji.
Tenderi i Kompanisë Shtetërorë të Prodhimit të Energjisë në Turqi (EÜAŞ) për prodhimin e energjisë elektrike dhe privatizimin e fushës qymyrgurore në Çayirhan u fitua nga partneriteti i firmave “Kolin-Kalyon Enerji” dhe “Çelikler”.
Konsorciumi do të ndërtojë një termocentral me kapacitet të instaluar 800 MW dhe do të investojë 1,1 miliardë dollarë në këtë zonë.