3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Turqia mirëpret marrëveshjen mes KEDS-it dhe Elektrosever: Një hap i rëndësishëm drejt normalizimit

Ankaraja ka mirëpritur kontratën e nënshkruar nga KEDS dhe Elektrosever, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm që kontribuon në procesin e normalizimit dhe mundëson zgjidhjen e çështjes së shpërndarjes së energjisë elektrike në veri të Kosovës.

Turqia ka bërë përpjekje të mëdha për të arritur një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për çështjen e energjisë, e cila është një nga elementët më të rëndësishëm të procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, thanë burime të Anadolu Agency.

Sipas këtyre burimeve, Turqia do të vazhdojë të mbështesë procesin e dialogut me mirëkuptimin se paqja e qëndrueshme në rajon mund të vendoset vetëm përmes dialogut dhe pajtimit dhe do të vazhdojë të japë kontribut konstruktiv në proces nëse kërkohet nga palët, raporton Daily Sabah, transmeton Sinjali.

KEDS dhe kompania serbe Elektrosever nënshkruan të shtunën, më 9 dhjetor, një kontratë që do të kontribuojë në zgjidhjen e çështjes së shpërndarjes së energjisë elektrike në veri të Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img