Site icon PrishtinaPress

Turqia kërcënon se do të anulojë marrëveshjen për emigrantët

Turqia mund të anulojë marrëveshjen e ripranimit të emigrantëve.

Marrëveshja ishte nënshkruar me Greqinë dhe Bashkimin Evropian. Por kjo marrëveshje rrezikon të anulohet nga Ankaraja zyrtare, pasi Athina refuzoi të ekstradojë  8 ushtarë turq, të akuzuar nga Ankaraja për pjesëmarrje në grushtin e dështuar të shtetit më 15 korrik, deklaroi sot ministri turk i Punëve të Jashtme.

“Ne do marrim masat e nevojshme, duke përfshirë anulimin e marrëveshjes së ripranimit të migrantëve”, deklaroi sot Mevlut Cavusoglu, në një intervistë dhënë për televizionin publik TRT.

 

Exit mobile version