Autoritetet turke kanë thënë sot se militantët kurdë mund të jenë përgjegjës për sulmin me dy bomba jashtë stadiumit “Vodafone Arena” në Stamboll, ku u vranë 38 persona dhe u plagosën 155 të tjerë.
Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmet e së shtunës, por zëvendëskryeministri turk, Numan Kurtulmues, ka thënë se indikacionet e para thonë se militantët e Partisë së jashtëligjshme të Punëtorëve Kurdistan (PKK), janë përgjegjës për sulmet.