23.7 C
Pristina
Thursday, October 10, 2024

Buy now

spot_img

Turqia i dhuron Shqipërisë dronë kamikazë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në deklaratën përbashkët me Presidentin e Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, u shpreh se konfirmuam vendosmërinë për ta forcuar më tej karakterin strategjik të këtij bashkëpunimi, raporton Anadolu.

Rama i konsideroi marrëveshjet e nënshkruara sot të rëndësishme, dhe shtoi se më e rëndësishmja dhe më e mirëpritura ishte firmosja e marrëveshjes për Universitetin Teknik të Istanbulit në Tiranë.

“Jam vërtet shumë i kënaqur që zhvilluam takimin e dytë të Këshillit të Nivelit të Lartë të Bashkëpunimit, ku jo vetëm konfirmuam vendosmërinë për ta forcuar më tej karakterin strategjik të këtij bashkëpunimi, por edhe mundëm të vlerësojmë zbatimin konkret të marrëveshjeve të bëra, si dhe potencialin e jashtëzakonshëm të kësaj marrëdhënieje”, u shpreh Rama.

Rama tha se Presidenti i Republikës së Türkiyes e përsërit sa herë takohen dhe me shumë të drejtë që niveli i shkëmbimeve tregtare mes Türkiyes dhe Shqipërisë nuk e pasqyron ashtu siç duhet potencialin mes dy vendeve. “Ambicia jonë është që sa më shpejt ne të arrijmë tavanin e dy miliardë eurove për të çelur pastaj një fazë të dytë me edhe më shumë zhvillim të këtyre shkëmbimeve”, tha Rama.

Rama theksoi më tej se e çmon posaçërisht dhuratën e presidentit Erdoğan për t’i dhënë Ushtrisë së Republikës së Shqipërisë një numër të konsiderueshëm dronësh kamikazë.

“Jemi shumë të interesuar dhe patjetër edhe shumë të përmbushur sot pas konfirmimit të një etape të re në fuqizimin e industrisë ushtarake të Republikës së Shqipërisë dhe në fuqizimin e kësaj marrëdhënieje në aspektin ushtarak ku dihet botërisht që Türkiye ka arritur një nivel shumë të lartë kapacitetesh për prodhimin e industrisë ushtarake dhe ku ne kemi identifikuar konkretisht investime në këtë fushë”, tha Rama.

Kryeministri Rama shtoi se ranë plotësisht dakord që duhet të bëhet më shumë për investime të drejtpërdrejta nga ana (pala) në sektorin e turizmit.

Rama tha se sigurisht që Ukraina është një temë qendrore e të gjitha diskutimeve që bëhen në këto nivele.

“Edhe ajo që ndodh përditë në Gaza është një tragjedi me proporcione kolosale. Ne bashkë-ndajmë me presidentin Erdoğan vlerësime të njëjta lidhur me agresionin rus në Ukrainë dhe lidhur me të drejtën e pamohueshme të popullit palestinez për të jetuar i lirë në shtetin e tij”, shtoi Rama.

Duke folur për marrëdhëniet dhe dialogun Kosovë-Serbi, Rama shtoi se “Ne ndajmë shqetësimin që situata mes të dyja shteteve duhet të përmirësohet dhe se dialogu duhet të prevalojë dhe e them këtë përpara një personaliteti që dialogun e ka pasur dhe e ka mjetin më të zakonshëm të punës me të gjithë dhe gjithmonë”.

Në lidhje me Xhaminë e Namazgjasë që do të inaugurohet sot në Tiranë, duke iu drejtuar presidentit Erdoğan, Rama tha se “Xhamia që do të shihni sot do të hyjë në koleksionin e xhamive më të bukura të ndërtuara në kohët moderne dhe pa diskutim që kjo është, në radhë të parë, merita juaj”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img