Site icon PrishtinaPress

Turqia i bashkohet Afrikës së Jugut për ta akuzuar Izraelin për gjenocid në ICJ

Israeli soldiers move on the top of a tank near the Israeli-Gaza border, as seen from southern Israel, Tuesday, April 9, 2024. (AP Photo/Leo Correa)

Turqia i është bashkuar rastit të Afrikës së Jugut që akuzon Izraelin për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ), njoftoi të mërkurën Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan.

“I inkurajuar nga mosndëshkimi për krimet e tij, Izraeli po vret çdo ditë e më shumë palestinezë të pafajshëm”, shkroi Fidan në X, raporton “Politico”, transmeton Klankosova.tv.

“Komuniteti ndërkombëtar duhet të bëjë pjesën e tij për të ndaluar gjenocidin dhe për të bërë presionin e nevojshëm mbi Izraelin dhe mbështetësit e tij”, tha ai, duke shtuar se “Turqia do të bëjë çdo përpjekje në këtë drejtim”.

Ministri i Jashtëm turk njoftoi synimin e Stambollit për t’iu bashkuar çështjes të hënën në një konferencë shtypi në Kajro së bashku me homologun e tij egjiptian.

Afrika e Jugut nisi çështjen e saj kundër Izraelit lidhur me pushtimin e Gazës në ICJ, gjykatën më të lartë të Kombeve të Bashkuara, dhjetorin e kaluar. Afrika e Jugut pretendon se Izraeli po shkel detyrimet e tij sipas Konventës së Gjenocidit dhe po kërkon t’i japë fund konfliktit.

Izraeli filloi fushatën e tij ushtarake kundër Gazës pas sulmeve të Hamasit të 7 tetorit, në të cilat u vranë 1200 izraelitë. Më shumë se 39,000 palestinezë janë vrarë që nga fillimi i ofensivës ushtarake, sipas autoriteteve lokale shëndetësore.

Statuti i GJND-së lejon çdo shtet të tretë të ndërhyjë. Spanja dhe Irlanda gjithashtu kanë njoftuar se do t’i bashkohen çështjes.

Exit mobile version