Site icon PrishtinaPress

Turqia goditet nga një tërmet i fuqishmëm

Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë të shkallës Rihter është regjistruar në zonën e Duzce në Turqi, në një thellësi prej 7.9 kilometrash.

Epiqendra e tërmetit ishte rreth 200 kilometra larg Stambollit, pasuar nga një seri tërmetesh pak më të dobëta, por ende të forta, me magnitudë 4.9 dhe 5 të shkallës Rihter.

Administrata Turke e Situatave Emergjente (AFAD) njoftoi se tërmeti u regjistrua në orën 15:40 me orën lokale.

Për momentin nuk ka raportime për dëme të mundshme, apo nëse ka të lënduar.

Ndryshe, Turqia kohët e fundit ka pasur edhe tërmete të tjera që kanë shkaktuar viktima.

Exit mobile version